Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare ish-Miss Brazili

Bota e Yjeve

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare ish-Miss Brazili

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 22:49
Ish-Miss Brazili, Gleycy Correia

Ish-Miss Brazili, Gleycy Correia, ka humbur jetën në moshën 27 vjeçare pas një operacioni rutinor.

Ajo ka pësuar gjakderdhje të madhe dhe sulm në zemër pas tonsilektomisë – ndërhyrje kirurgjike për heqjen e tonsilëve.

“Zoti e zgjodhi këtë ditë për ta marrë princeshën tonë. E dimë se do të na mungojë shumë, por tash me buzëqeshjen e saj do ta ndriçojë qiellin”, ka thënë pastori Jak Abreu.

Image
Ish-Miss Brazili, Gleycy Correia

Një prift tjetër (Lydian Alves Oliveria) beson se ka pasur keqpërdorime mjekësore gjatë operacionit.

“Ajo ka bërë operacion bajamesh në fund të marsit dhe pas pesë ditësh në shtëpi ka pasur gjakderdhje. Ka shkuar në spitalin lokal Unimed dhe ka pasur një atak në zemër më 4 prill. Që atëherë është në koma, pa aktivitete neurologjike dhe ndërroi jetë sot”, ka thënë ai.

Image
Ish-Miss Brazili, Gleycy Correia

Gleycy u shpall Miss Brazili në vitin 2018. E lindur në varfëri, ajo ndau historinë e fillimeve të saj modeste përmes mediave sociale.

Correia ndiqej nga më shumë se 50 mijë fansa në Instagram, ndërsa profilin e saj e mori familja pasi ra në koma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat