Bebe Rexha shkëlqen me dukjen dhe interpretimin në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’

Bota e Yjeve

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen dhe interpretimin në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 12:42
Bebe Rexha

Bebe Rexha mori pjesë në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’ të organizuar nga BMG, e cila u mbajt në Candela La Brea në Los Angeles të mërkurën.

Artistja 33-vjeçare u pa për herë të parë teksa pozoi për një set fotografish në tapetin e kuq të eventit, gjatë të cilit iu bashkua edhe miku i saj i mirë, Adam Lambert.

Kantautorja me origjinë shqiptare u ngjit në skenën kryesore të ngjarjes për të performuar për të pranishmit e tjerë.

Rexha ka veshur një fustan të zi që i tregonte një pjesë të vogël të pjesës së sipërme të gjoksit.

Veshja epërmbante gjithashtu një pjesë të poshtme me thekë që tregonte kofshët e saj të tonifikuara.

Këngëtarja qëndronte e sigurt mbi një palë këpucë me taka të larta që përputheshin me tonin dominues të veshjes së saj.

Pamjes i dhanë pak shkëlqim edhe vathët prej argjendi që shkëlqenin.

Flokët e saj bjonde ishin lënë të lirshme mbi supe dhe i dhanë pak ngjyrë veshjes së saj të errët.

Flokët e saj bjonde ishin lënë të lirshme mbi supe dhe i dhanë pak ngjyrë veshjes së saj të errët.

Kënga, e cila është një ripërpunim i hitit të famshëm “Da Ba Dee” të vitit 1998 interpretuar nga grupi Eiffel 65, Blue (Da Ba Dee), u publikua fillimisht gushtin e kaluar.

Këngëtarja shqiptare dhe producenti francez kishin bashkëpunuar në disa këngë në të kaluarën, ku disa prej tyre u bënë hite më vete.

Dyshja kishin punuar më parë në këngën “I’m Good (Blue)” dhe e kishin lënë atë në raft për disa vite përpara se Guetta ta lëshonte për herë të parë publikisht në një koncert në vitin 2017.

Kënga nuk u bë shumë e njohur përpara se një përdorues i TikTok të publikonte një pjesë të këngës në një video që u shpërnda verën e vitit të kaluar.

Pasi videoja shkoi virale, Rexha dhe Guetta iu përveshën punës dhe e publikuan bashkëpunimin më 26 gusht.

Image
Bebe Rexha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat