Bradley Cooper dhe Gigi Hadid nuk fshihen më, kapen gjatë një takimi teksa shkëmbejnë puthje

Bota e Yjeve

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid nuk fshihen më, kapen gjatë një takimi teksa shkëmbejnë puthje

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:06
Bradley Cooper dhe Gigi Hadid

Aktori Bradley Cooper dhe modelja e njohur Gigi Hadid janë parë duke shkëmbyer puthje gjatë një darke në një restorant në New York.

Dyshja u panë duke qeshur dhe puthur teksa ishin ulur pranë njëri-tjetrit në restorantin e njohur Via Carota. Së bashku me ta ishin miku i Hadid, Tan France dhe kolegu i tij Antoni Porowski.

Arsyeja e daljes dukej se ishte festimi i ditëlindjes së 40-të të Porowskit.

Image
Bradley Cooper dhe Gigi Hadid

Spekulimet për lidhjen e Cooper dhe të modeles Hadid kishin filluar nga tetori i vitit të kaluar, kur u panë duke u larguar së bashku nga një restorant.

Por, një burim kishte thënë për PEOPLE se asokohe dyshja thjeshtë po “kalonin kohë të mira” së bashku.

Të dy ende nuk e kanë njoftuar zyrtarisht lidhjen e tyre, ndonëse afërsia e tyre është rritur me aq sa është parë muajve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat