Bella Hadid na ka treguar se si të vishemi bukur për pranverë

Bota e Yjeve

Bella Hadid na ka treguar se si të vishemi bukur për pranverë

Më: 16 mars 2024 Në ora: 21:21
Manekinia BeLla Hadid

Është një zgjedhje ideale dhe nuk keni nevojë të bëni asnjë përpjekje

Manekinia BeLla Hadid, që nga fillimi i lidhjes me kalorësin profesionist Adan Banuelos, e ka kthyer stilin e saj në anën e kaubojit.

Duke qenë se ajo ka hipur në kuaj që në moshë të vogël, ky lloj stili i vjen natyrshëm, pa asnjë surprizë. Dhe duhet ta pranojmë se asaj i rri mirë.

Në Los-Angeles, Bella ka vazhduar gatishmërinë e saj për estetikën rodeo. Ndonëse kësaj radhe veshja e saj zbulonte më shumë – ishte më seksi, e veç kësaj e gjitha ishte në materialin e pantallonave të saj.

E stilizuar me një fanellë të bardhë që i nxirrte në pah stomakun, manekinia veshi xhinse në formë zileje me rrip ngjyrë konjaku dhe çizme me taka katrore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aurora (@hellzbellzxo)

Ajo e kompletoi dukjen me një xhaketë xhins motorike, me etiketa të qepura në mëngë, të cilat i fiksoi me një buton (Kristen Stewart është një mbështetëse e një stili të tillë dhe ndoshta do të bëhet trend mes të famshmëve).

Gjithashtu, veshja e xhinseve nga koka te këmbët është trendi numër një për pranverën dhe Bella Hadid sapo dëshmoi edhe një herë se është edhe përkrahësja numër një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat