Kader publikon një moment intim me Lumbardhin: Gjithçka e imja

Bota e Yjeve

Kader publikon një moment intim me Lumbardhin: Gjithçka e imja

Më: 17 mars 2024 Në ora: 20:56
Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj

Ata po shijojnë çdo moment së bashku që pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2.

Bëhet fjalë për Lumbardh Salihun dhe tashmë partneren e tij, Kader Kicajn.

Dyshja, të cilët u njohën dhe krijuan lidhje në BBVK, janë parë duke qëndruar vazhdimisht bashkë.

Image
Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj

Bukuroshja nga Prizreni së fundmi ka shpërndarë një video në InstaStory, ku tregon se është e lumtur që ka në krah një partner si Lumi.

Në njërën prej fotografive, ish-Missi shfaqet në krah të Lumbardhit, duke i dhënë një përqafim.

Image
Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj

“Gjithçka e imja”, ka shkruar ajo.

Salihu përndryshe u shpall fitues i edicionit të dytë të këtij formati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat