E shpallën edhe të vdekur, publikohen fotografitë e Kate Middleton që tregojnë gjendjen e saj

Bota e Yjeve

E shpallën edhe të vdekur, publikohen fotografitë e Kate Middleton që tregojnë gjendjen e saj

Më: 19 mars 2024 Në ora: 09:13
Princi William dhe Kate Middleton

Princesha e Uellsit u shfaq e buzëqeshur dhe e lumtur gjatë një paraqitjeje me bashkëshortin e saj, Princin William.

42-vjeçarja zgjodhi një veshje të thjeshtë për daljen në një dyqan ferme.

Pamjet u shfaqën vetëm disa orë pasi The Sun zbuloi se Kate kishte kaluar të shtunën duke bërë pazar në Windsor dhe të dielën në mëngjes duke parë fëmijët e saj teksa po luanin sport.

Image
Princi William dhe Kate Middleton

Kjo vjen pas teorive të ndryshme konspirative, ku sipas disa prej tyre u shpall edhe e vdekur.

E gjithë kjo situatë u krijua pasi Kate kishte edituar një fotografi për ‘Ditën e Gruas’ me anë të ‘photoshop’-it.

Image
Princi William dhe Kate Middleton

Pavarësisht se duket në formë dhe e shëndetshme, Princesha mbetet nën udhëzimet mjekësore për të lënë punën deri në muajin tjetër, shkruan The Sun.

Nuk është dhënë ende një datë për kthimin në detyrë pas operacionit të saj abdominal më shumë se tetë javë më parë.

Kuptohet se ajo do të kthehet në punë kur të jetë mirë dhe gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat