Oriola Marashi rikthen stilin e vetullave të holla të viteve 90-ta, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bota e Yjeve

Oriola Marashi rikthen stilin e vetullave të holla të viteve 90-ta, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Më: 19 mars 2024 Në ora: 10:47
Oriola Marashi

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka vendosur të bëjë një rikthim në kohë përmes imazhit të saj të fundit që ka postuar në Instagram.

Duke ndjekur një trend që po rikthehet në modë, Oriola ka zgjedhur të sjellë në vëmendje vetullat e holla karakteristike të viteve të 90-ta, duke përkujtuar një epokë që ka lënë gjurmë të thella në botën e modës.

Fotografitë e fundit në llogarinë e saj të Instagramit e tregojnë modelen me një dukje të ndryshme, ku më në sy bien pikërisht vetullat e holla dhe të ngritura që përfundojnë me një theksim të qartë të syve, një stil grimi që përkujton ikonat e atyre viteve.

Image
Oriola Marashi

Po ashtu, buzët janë të përkufizuara dhe të mbushura, duke i dhënë fytyrës një shprehje dramatike dhe tejet femërore.

Dukja e Oriolës është plotësuar me një fustan të tejdukshëm, që luan me ndërthurjen e elegancës dhe provokimit, në mënyrë që të brendshmet bëhen pjesë e pamjes së jashtme pa e tepruar.

Image
Oriola Marashi

Kjo zgjedhje e veshjes sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, duke e përshëndetur atë me komentet më pozitive.

Për të kompletuar këtë dukje, Oriola ka zgjedhur të mbulojë flokët me një shami të zezë, duke shtuar një prekje misteri dhe elegancë në dukjen e saj.

Image
Oriola Marashi

Ndërsa ka vendosur të theksojë stilin e saj unik me një palë vathë argjendi të mëdhenj që bien në sy dhe përshtaten ndjesi të gjithë pamjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat