Kylie Jenner shfaqet tejet atraktive, për të promovuar markën e e saj të pijeve alkoolike “Sprinter”

Bota e Yjeve

Kylie Jenner shfaqet tejet atraktive, për të promovuar markën e e saj të pijeve alkoolike “Sprinter”

Më: 22 mars 2024 Në ora: 17:54
Kylie Jenner

Kylie Jenner dukej mahnitëse, teksa mbërriti në festën e lançimit të markës së saj të pijes “Sprinter” në Los Anxhelos të enjten mbrëma.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics”, 26 vjeçe, ishte e veshur me një fustan të zi ‘latex’, i cili tregonte dekoltenë e saj.

Ajo e stiloi fustanellën seksi të ngushtë me taka transparente dhe një byzylyk të hollë zinxhir ari, shkruan DailyMail.

Image
Kylie Jenner

Ajo dukej fantastike me flokët voluminozë, teksa pozonte për fotografët jashtë “Catch Steak” në Los Angelos.

Ajo u mbështet nga nëna e saj Kris Jenner, 68 vjeçe, dhe motra e saj më e madhe Khloe Kardashian, 39 vjeç, në mbrëmjen e vonë të natës.

Image
Kylie Jenner

Kylie u shoqërua nga siguria në hyrje të restorantit, ku serverët e prisnin me tabaka që mbanin kanaçe “Sprinter”.

Në fillim të këtij muaji u zbulua se Kylie do të hynte në tregun e pijeve alkoolike me “Sprinter”.

Image
Kylie Jenner

Motra më e madhe e Kyliet, Kendall, tashmë ka një linjë të tekilas me emrin 818 e cila debutoi në vitin 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat