Khloe Kardashian tallet dhe kritikohet nga ndjekësit, pasi kishte veshur një fustan elegant dhe taka në një dyqan

Bota e Yjeve

Khloe Kardashian tallet dhe kritikohet nga ndjekësit, pasi kishte veshur një fustan elegant dhe taka në një dyqan

Më: 22 mars 2024 Në ora: 21:50
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian kishte veshur një fustan seksi ngjyrë vjollcë me një prerje përpara kur shkoi në “Target” të hënën.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dukej tejet elegante teksa mbështeti prezantimin e “Lemme” nga motra e saj e madhe Kourtney Kardashian në dyqan.

Ajo u paraqit me taka të larta, thonj të gjatë të kuq dhe grim të plotë edhe pse ishte në zinxhirin e zbritjeve në mes të ditës, shkruan DailyMail.

Image
Khloe Kardashian

Të martën, nëna e dy fëmijëve ndau disa fotografi nga ngjarja, në faqen e saj në Instagram, duke ftuar ndjekësit të komentojnë.

Disa menduan se pamja ishte e tepërt për një dyqan, edhe nëse ishte për një rast të veçantë.

Një ndjekës në Instagram u tall me humor” ‘Prit, a nuk dukemi të gjithë ne kështu kur blejmë në Target?”

Një tjetër komentoi: “A shkuat më pas në “HomeGoods” me Malikan?’ Malika Haqq është shoqja më e mirë e Khloe.

Një person tjetër bëri shaka: “A ishte e çuditshme të ecje nëpër “Target” me një fustan glamuroz dhe taka të larta?”

Të tjerët ishin thjesht të këndshëm: “Të duam – shiko që je shumë e bukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat