Nis “Prive” nën moderimin e Mbresa Hajrullahut

Bota e Yjeve

Nis “Prive” nën moderimin e Mbresa Hajrullahut

Më: 22 mars 2024 Në ora: 22:02
Mbresa Hajrullahu

Pas një përvoje si banore e “Big Brother Vip Kosova 1” dhe suksesit të saj si moderatore e emisionit “Big Talk”, Mbresa Hajrullahu është gati të marrë hapat e ardhshëm në karrierën e saj televizive.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Mbresa ka lajmëruar ndjekësit e saj se do të jetë fytyra e re e emisionit të njohur “Prive”.

Në disa fotografi që ajo ka ndarë, shihet e veshur me një kostum elegant ngjyrë rozë, duke pozuar në studion e emisionit “Prive”.

Image
Mbresa Hajrullahu

Ky imazh është pritur me entuziazëm nga fansat e saj, të cilët janë shprehur tejet të kënaqur me këtë hap të ri në karrierën e moderatorës së njohur.

Hajrullahu duket se është në rrugën e duhur për të vazhduar rrugëtimin e saj në botën e televizionit.

Image
Mbresa Hajrullahu

Në emisionin “Prive”, ajo pritet të sjellë të njëjtën energji që e ka karakterizuar gjatë angazhimit të saj të mëparshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat