Gjysmë të zhveshur, Shakira shfaqet në krahët e aktorit të njohur. Çfarë po ndodh mes dyshes?

Bota e Yjeve

Gjysmë të zhveshur, Shakira shfaqet në krahët e aktorit të njohur. Çfarë po ndodh mes dyshes?

Më: 23 mars 2024 Në ora: 19:29
Shakira

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto krahas aktorit të njohur Lucien Laviscount.

Gjysmë  të zhveshur të ulur në një lule, dyshja shihen mjaft të afërt teksa pozonin së bashku.

Ndonëse menjëherë fansat aluduan për një lidhje, ylli i serialit “Emily in Paris” dhe Shakirën i lidh një projekt muzikor.

Image

Mediat e huaja raportojnë se aktori do të jetë ylli kryesor i videoklipit të këngës së saj të re “Punteria”.

Shakira ka pozuar në krahët e Lucien-it teksa ka veshur një fustan rozë dhe me flokë po ashtu të së njëjtës ngjyrë, ndërsa nga ana tjetër Lucien kishte veshur vetëm një palë pantallona të shkurtëra në ngjyrë të bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat