Dhurata Dora mahnit në setin e ri fotografik

Bota e Yjeve

Dhurata Dora mahnit në setin e ri fotografik

Më: 5 prill 2024 Në ora: 00:19
Dhurata Dora

Ajo është njëra nga këngëtaret shqiptare që pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Bëhet fjalë për Dhurata Dorën, e cila tashmë ndiqet nga afro tre milionë njerëz vetëm në Instagram.

Bukuroshja së fundmi ka realizuar një fotosesion të ri, në të cilin ka mahnitur me dukjen.

Image
Dhurata Dora

Ndonëse shfaqet e thjeshtë, ajo merr vëmendje me një palë xhinse, triko të shkurtër e xhaketë lëkure.

“Ka kohë që nuk jemi parë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Image
Dhurata Dora

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

E njëjta ka kohë që nuk ka sjellë edhe projekte të reja, duke qenë paksa më e tërhequr nga muzika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat