Bianca Censori vazhdon me veshjet provokuese, teksa del në darkë me Kanye West

Bota e Yjeve

Bianca Censori vazhdon me veshjet provokuese, teksa del në darkë me Kanye West

Më: 5 prill 2024 Në ora: 18:32
Bianca Censori/ Kanye West

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori doli vetëm me një sytjena dhe geta të tejdukshme të mërkurën mbrëma.

Dyshja e përfolur u panë duke ngrënë darkë së bashku në Gigi’s në Los Angeles.

Për natën e tyre të takimit, Bianca ka veshur sytjena të zeza dhe geta dantelle ngjyrë bezhë, shkruan DailyMail.

Ajo nuk dukej se kishte veshur të brendshme pasi mbante çantën e saj mbi zonën e saj private gjatë shëtitjes së tyre në restorant.

Bianca u përball më parë me reagime të ashpra pasi doli pa të brendshme në Francë, ku ajo mund të përballej me burg ose një gjobë të madhe për ekspozim të pahijshëm.

Por më vonë u zbulua se bukuroshja brune përdori një truk të zakonshëm për të krijuar pamjen nudo-iluzion.

Image
Bianca Censori
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat