Selena Gomez mahnit me një kostum ngjyrë rozë, teksa feston lançimin e një produkti të “Rare Beauty”

Bota e Yjeve

Selena Gomez mahnit me një kostum ngjyrë rozë, teksa feston lançimin e një produkti të “Rare Beauty”

Më: 7 prill 2024 Në ora: 10:26
Selena Gomez

Selena Gomez festoi të shtunën në New York lansimin e skuqjes së butë me pudër të markës së saj “Rare Beauty”.

Këngëtarja 31-vjeçare dukej mahnitëse teksa veshi një ansambël tërësisht rozë, i cili përbëhej nga një fustan me model të lehtë lulesh dhe një pallto rozë mbi supet e saj.

Ajo la flokët e saj ngjyrë kafe të lirshme në një stil pak të ndarë anash, me volum në pjesën e pasme duke dhënë një pamje të viteve të 60-ta, shkruan DailyMail.

Image
Selena Gomez

Aktorja e “The Wizards of Waverly Place” ka kombinuar pamjen me taka rozë dhe bizhuteri argjendi, teksa ka pozuar me produktin e saj më të fundit.

Gjithashtu në festën ishin edhe influencues si Jaeda Marie, Alessya Farrugia dhe Pearse Renfree.

Image
Selena Gomez

Shumë nga ata u veshën me ngjyrë rozë, në mbështetje të yllit të pop-it të kthyer në pronare biznesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat