Mariah Carey performon me një fustan mahnitës ari, në Las Vegas

Bota e Yjeve

Mariah Carey performon me një fustan mahnitës ari, në Las Vegas

Më: 14 prill 2024 Në ora: 11:37
Mariah Carey

Mariah Carey mahniti gjatë performancës së parë të rezidencës së saj Mariah Carey: The Celebration of Mimi Live, e cila u zhvillua në Dolby Live në Las Vegas të premten mbrëma.

Këngëtarja 55-vjeçare kaloi në disa veshje të ndryshme, ndërsa nxori disa nga hitet e saj, ndërsa nisi rezidencën e tretë të karrierës së saj.

Krijuesja e hiteve, e cila së fundmi u shfaq në një version të ripërpunuar të një kënge të Ariana Grande, u pa për herë të parë me një fustan floriri që i nxirrte në pah krahët dhe këmbët e tonifikuara, teksa performonte për fansat e saj, shkruan DailyMail.

Image
Mariah Carey

Carey vazhdoi dhe u ndërrua një fustan elegant rozë të lehtë gjatë një pjese të mëvonshme të setit të saj.

Këngëtarja e “Fantasy” vazhdoi duke hequr pjesën e poshtme të fustanit të saj, pas së cilës veshi një xhaketë të stilit të universitetit të mbuluar me temina. 

Image
Mariah Carey
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat