Jori Delli shkëlqen në fotografitë nga pushimet e saj në Dubai

Bota e Yjeve

Jori Delli shkëlqen në fotografitë nga pushimet e saj në Dubai

Më: 27 prill 2024 Në ora: 23:47
Jori Delli

Modelja e njohur shqiptare, Jori Delli, e cila ka fituar famë dhe simpati të madhe pasi u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 2, tani po shijon ditët e saj në diellin dhe lukset e Dubait.

Ylli, që u rrit në Itali, ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale fotografi të pushimeve të saj të mrekullueshme.

Nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, ajo ka publikuar seri imazhesh ku shfaqet duke u relaksuar dhe duke u argëtuar në një nga destinacionet më të njohura të luksit në botë.

Image
Jori Delli

Në disa nga fotografitë, Jori shfaq linjat e saj të përkryera në bikini, duke demonstruar elegancën dhe stilin karakteristik.

Pas hyrjes së saj në Big Brother VIP Albania 2, Jori Delli u bë shpejt një emër i njohur për publikun shqiptar. Karizma dhe mënyra si u shfaq ajo në shtëpi, si një grua me origjinë shqiptare por e rritur në Itali, ngjalli kureshtje dhe vlerësime të shumta nga shikuesit dhe media.

Image
Jori Delli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat