E dashura e Robert Berishës, Ana Skrel “dogji” rrjetin me imazhet e reja të publikuara në Instagram.
Ajo publikoi së paku tre fotografi në ‘InstaStory’ ku shfaqej tejet joshëse dhe ndryshe siç jemi mësuar ta shohim.
Ana Skrel kishte veshur një palë xhinse me një korset të bardhë dhe në dorë mbante një çantë të vogël të zezë.
Veshja i nxirrte në pah trupin e saj të përkryer dhe ajo që binte në sy ishte beli i saj i hollë.
Flokët e saj të gjatë e të zinj hijeshonin edhe më shumë figurën e saj.