Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, gjithmonë ka eksperimentuar me dukjen e saj, si për flokët po ashtu edhe për veshjet.
Por së fundmi, Dua u shfaq në një dimension krejt tjetër në setin fotografik për revistën BeautyPapers.
Me një stil krejtësisht të ri flokësh, artistja shqiptare me famë botërore mezi njihej. Madje kishte edhe komente të tilla që pyesnin se “kush është kjo?”.
Dua dukej me të vërtetë ndryshe në këtë set fotografik, ndonëse përherë ka guxuar të eksperimentojë me portretin e saj.
Artistja shqiptare, gjithmonë ka mahnitur ndjekësit me fotografitë që ka postuar në rrjetet sociale.