Bebe Rexha, ylli shqiptaro-amerikan që ka pushtuar top-listat botërore me hitet e saj, ka bërë ndjekësit e saj në Instagram të marrin frymë me fotografitë e saj të fundit.
E veshur me një stil urban dhe të guximshëm, ajo ka ndarë një pasqyrë të pamjeve të saj të reja si pjesë e punës në prapaskenat e videoklipit për këngën e ardhshme “Chase It (Mmm Da Da Da)”.
“Duke dalë nga kafazi im”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotografive, duke lënë të nënkuptohet një lidhje midis estetikës së fotografive dhe lirisë së shprehjes që ajo përfaqëson në këngët dhe imazhin e saj artistik.
Ylli, i cili ka krijuar një identitet unik në industrinë muzikore për stilin e saj të ri dhe për qasje të detajuar ndaj modës, tregon qartë se sa e rëndësishme është për të të eksperimentojë dhe të inovojë në çdo aspekt të karrierës.
Fotografitë nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të ri, “Chase It (Mmm Da Da Da)” tregon dhe një ndërthurje të interesant të muzikës me modën, ku Bebe del në pah si një ikonë e guximit dhe vetëbesimit që inspirion gjeneratat e reja.
Fansat dhe ndjekësit e tyre janë të etur të dëgjojnë këngën e ardhshme dhe të shohin se çfarë sjell me videoklipin e saj, duke qenë se imazhet sugjerojnë një koncept kreativ dhe një estetikë të fortë vizuale.