Ky krijim kërkonte shumë guxim dhe ajo e ka të qartë
Një nga manekinet më të suksesshme sot, Emily Ratajkowski (32) mori pjesë në “The King’s Trust Global Gala” në Nju-Jork dhe për këtë rast zgjodhi një fustan ngjyrë bezhë mëndafshi me dekolte luksoze.
Ky krijim sfidues nxori në pah në mënyrën më të mirë figurën e saj të hollë, gjë që e bëri atë qendër të vëmendjes.
Fustani tregon shpinën të zhveshur dhe është i lidhur në qafë, ndërsa dekolteja arrin deri në kërthizë, prandaj Emily nuk kishte veshur sytjena.
Stilin seksi e ka kompletuar me një model flokësh elegant dhe vathë argjendi të varur dhe me këtë edicion ka lënë shumë pa fjalë.
Shikoni se si është dukur ajo në ngjarjen festive: