Dua Lipa vazhdon të dëshmojë se është një nga yjet me plot stil me paraqitjet që bën në tapetin e kuq.
Fituesja e ‘Grammy’-t, 28 vjeçe, ka shkëlqyer në një ansambël Marc Jacobs tërësisht të zi në Met Gala 2024 të hënën, më 6 maj.
Duke ecur në shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit të Neë York-ut, Lipa mahniti në një fustan të tejdukshëm dantelle mbi një korse të bardhë.
Duke kanalizuar temën e ekspozitës “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”, veshja paraqiste detaje me lule.
Lipa e kompletoi ‘look’-un me një pelerinë me pupla të zeza, grim sysh të nxirë, doreza me dantella të zeza me pika dhe shumë bizhuteri argjendi nga Tiffany & Co.
Këngëtarja e “Houdini” ka kaluar në tapetin e kuq pa të dashurin e saj, Callum Turner.
Edhe pse Met Gala e këtij viti nuk shënoi debutimin e çiftit në tapetin e kuq, Lipa më parë mori pjesë në eventin e vitit 2019 me të dashurin e saj të atëhershëm, Isaac Carew.