Në Met Gala të këtij viti ndër të tjera erdhi edhe sipërmarrësja indiane Mona Patel.
Ajo kishte veshur një krijim të stilistit holandez Iris Van Herpen, për të cilin shumë e quajtën si zonja e veshur më mirë në ceremoninë e mbrëmshme.
Fustani që ka veshur ka të qepura flutura, korse dhe dantella. Me këtë Mona ka kombinuar sandalet e arta dhe shumë shpejt fotot e saj janë përhapur në rrjetet sociale. Shumë komentuan se nuk e dinin se kush ishte në të vërtetë Mona, por theksuan se ajo ishte veshur më së miri duke pasur parasysh kodin e veshjes.
Për kujtesë, kodi zyrtar i veshjes për këtë ngjarje ishte – Kopshti i Kohës. Tema e ka marrë emrin nga një tregim i shkurtër i vitit 1962 nga shkrimtari britanik JG Ballard, i vendosur në një kopsht të mbushur me lule të tejdukshme që manipulojnë kohën.
Ndryshe, Mona është aktive edhe në rrjetet sociale ku ndiqet nga gati 50 mijë persona.