Camila Cabello pësoi një mosfunksionim të garderobës pas mbrëmjes ‘Met Gala’ të hënën në mbrëmje në New York City.
Ylli u ndesh me një defekt në veshje pasi fustani i saj u shqye, duke treguar të brendshmet e saj në ngjyrë krem kur fustani i saj u ça në ngjarjen e cila kishte temën “Bukuroshet që flenë: Rilindja e Modës”.
Të brendshmet dukeshin si pantallona të shkurtra çiklizmi që mund të shiheshin pasi fustani i saj u ça në pjesën e përparme.
Camila vetëm buzëqeshi ndërsa të brendshmet e saj u ekspozuan ndërsa shkonte në një pas-ndejë të ‘Met Gala’ teksa mbante një çantë të artë.
Pastaj ajo përdori çantën e saj të artë për të mbuluar çarjen. “Ishte kaq e turpshme për të në natën më të madhe të modës, por ajo e menaxhoi me lehtësi dhe thjesht e qeshi”, dëshmon një dëshmitar për DailyMail.
“Ajo nuk do të lejonte që të shkatërrohej nata e saj”, tha i njëjti burim.
Cabello do të lëshojë albumin e saj të ri ‘C, XOXO’ muajin e ardhshëm. Këngëtarja e hitit “Havana” zbuloi datën e publikimit dhe koopertinën e albumit të saj të ardhshëm solo – të parin që nga viti 2022, kur nxori “Familia”.
Edhe pse fansat janë ende duke pritur për një listë të plotë të këngëve dhe detaje të qarta rreth albumit, Camila së fundmi hapi një diskutim rreth qasjes së saj për të bërë një koleksion këngësh.