Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka zënë sërish titujt e medieve rozë me publikimin e së fundit në llogarinë e saj në Instagram.
Shkëlqimi i saj nuk di të ketë fund, dhe këtë herë ajo ka marrë gjithë vëmëndjen duke modeluar për “Guess Kosovo”.
Me fotografi të mahnitshme të postuara në llogarinë e saj, Oriola ka ndarë pamjen e saj sensuale dhe plot stil.
Duke pozuar në bikini rozë, bukuroshja nuk ka lënë asnjë dyshim për format e saj madhështore që tregojnë pse ajo është një nga modelet më të kërkuara në treg.
Në fotografitë, Oriola tregon një trup të tonifikuar dhe një stil të pakrahasueshëm që vetëm ajo mund t’i sjellë kreacioneve që vesh.
Përshtatja e saj me bikinit rozë është e përkryer dhe reflekton një imazh të guximshëm dhe njëkohësisht femëror.
Për më tepër, ajo kishte edhe një makijazh perfekt që theksoi karakteristikat e saj të mprehta dhe bukurinë natyrale.