Modelja e njohur shqiptare, Gresa Hoti, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi verore që tërheqin vëmendjen, të marra gjatë pushimeve të saj në ishullin e famshëm të Ibizës.
Gresa shkëlqeu e veshur me një set bikini të bardha që lënë pak për imagjinatën.
Fotografitë e saj të reja në rrjetet sociale janë pritur me entuziazëm nga ndjekësit, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin pëlqimin e tyre për bukuroshen.
Modelja, e cila u bë emër i njohur edhe përmes pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, ka treguar sërish se përveç personalitetit të saj të ëmbël dhe të dashur, ajo posedon edhe një fizik mbresëlënës.
Gresa, me fotografitë e saj të fundit tregon se ajo di të gjejë kohë për veten dhe të shijojë çdo moment.