Në ditëlindjen e dytë të djalit të Rihanna dhe A$AP Rocky

Bota e Yjeve

Në ditëlindjen e dytë të djalit të Rihanna dhe A$AP Rocky

Më: 13 maj 2024 Në ora: 20:38
Rihanna dhe A$AP Rocky

Rihanna dhe A$AP Rocky patën një natë familjare në New York  të shtunën teksa festuan ditëlindjen e dytë të djalit të tyre RZA.

Çifti u fotografua me djemtë e tyre, RZA dhe Riot, në krahë teksa dilnin nga Color Factory –– një muze arti interaktiv me instalacione shumëngjyrëshe për fëmijë–– në lagjen Soho.

Këngëtarja 36-vjeçare buzëqeshi ndërsa mbante në krahë djalin e tyre tetë muajsh, Riot. Fituesja e Grammy dukej elegante me pantallona xhins gri të gjera, një bluzë ngjyrë argjendi dhe një xhaketë gri oversize.

Image

Ajo e aksesoi veshjen e saj me taka metalike me majë, syze dielli dhe një varse argjendi.

A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, gjithashtu dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore, ndërsa buzëqeshte me RZA në krahë.

Ai kishte zgjedhur një look casual me xhinse, një bluzë të bardhë dhe një xhaketë me vija.

Image

Djemtë e tyre gjithashtu kishin veshur xhaketa xhins. RZA kishte veshur një palë pantallona kafe dhe atlete të bardha ndërsa Riot kishte veshur pantallona të shkurtra xhinse, një bluzë gri dhe këpucë kafe.

Rihanna kohët e fundit tha për "Entertainment Tonight" se ASAP është frymëzimi i saj kur vesh fëmijët.

"Kur i vesh, gjithmonë përpiqem t'i vesh si Rocky," tha ajo për median muajin e kaluar. “Sepse gjithmonë imagjinoj të vesh një vajzë. Ne të gjithë veprojmë si gra, mendojmë: 'Oh, unë do ta vesh me këto gjëra të vogla të lezetshme', por më pas do të bësh djem dhe do të thuash: 'Çfarë të bëj unë?' e di çfarë, unë kam zgjedhjen më të bukur– – babai i tyre.”

Riri dhe Rocky filluan lidhjen e tyre në vitin 2020 dhe mirëpritën fëmijën e parë, RZA, në maj 2022 dhe djalin e dytë Riot në gusht 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat