Ndarja konfliktuale e Arbër Çepanit dhe Arnita Beqirajt! Çifti përfundojnë romancën pas 5 muajsh krizë, “zhdukin” çdo gjurmë të njëri-tjetrit!

Bota e Yjeve

Ndarja konfliktuale e Arbër Çepanit dhe Arnita Beqirajt! Çifti përfundojnë romancën pas 5 muajsh krizë, “zhdukin” çdo gjurmë të njëri-tjetrit!

Më: 18 maj 2024 Në ora: 15:14
Arbër Çepani dhe Arnita Beqiraj

Ai figurë publike dhe sipërmarrës i njohur, ajo ish-Miss dhe regjisore. Të dy një ndër çiftet më të bukur të “showbizz”-it shqiptar. Prej gati 3 vitesh, dyshja e kishte bërë publike lidhjen e tyre, e madje edhe në media nuk i ka fshehur dedikimet plot dashuri. Por, duket se edhe kësaj romance i ka ardhur fundi.

Flasim për Arbër Çepanin dhe Arnita Beqirajn, që prej kohësh ishin shndërruar në një nga dyshet edhe më të pëlqyera në rrjetet sociale. Fotot e tyre romantike dhe dedikimet plot ndjenjë ishte një copëz e asaj që shihnim në postimet e tyre. Madje, kur regjisorja ishte pjesë e “Dancing with the Stars”, të dy elektrizuan skenën në një kërcim sensual.

Megjithatë, si një çift që shpesh kanë pasur luhatjet e tyre, dyshja i ka dhënë fund. Pak ditë më parë, Arbri festoi ditëlindjen në një festë me shumë miq, por partnerja e tij mungonte. Madje, në rrjetet e saj sociale, Arnita nuk ka ndarë as edhe një urim për partnerin e saj. Sakaq sipërmarrësi postoi foto nga atmosfera elektrizuese në lokalin e tij, ku natyrisht nuk mungonin as shumë femra.

Image
Arbër Çepani dhe Arnita Beqiraj

Ai shfaqej i afërt me disa prej të ftuarve dhe duket se nuk kishte asnjë problem, që shkrepjet t’i publikonte në rrjetet sociale. Kriza mes çiftit ka nisur që në fillim të vitit, ku dyshja nisi të mos shfaqej më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Menjëherë ky fakt u vu re, duke nisur edhe lajmet për një shkëputje. Vetëm pak kohë, ku dukeshin shumë të dashuruar në skenën e “DWTS”, Arnita dhe Arbri pasuan në një heshtje, duke na treguar se diçka nuk po shkonte si duhej.

Madje, në atë kohë Arnita Beqiraj ka folur për herë të parë për thashethemet e ndarjes mes saj dhe partnerit Arbër Çepani. Ajo u shpreh se mes tyre ka pasur ulje-ngritje, por pa dhënë më shumë detaje.

Image
Arbër Çepani dhe Arnita Beqiraj

“Unë dhe Arbri kemi një histori dashurie të gjatë në kohë dhe të madhe sigurisht, nuk besoj se ka histori dashurie që nuk ka luhatjet ose dallgët e tyre, por është gjithmonë e rëndësishme kur ato gjejnë rrugën për të shkuar tek njëri-tjetri”, – tha fillimisht Arnita.

Pyetjes se si është sot raporti i tyre, Arnita iu përgjigj: “Kam përshtypjen që thashë mjaftueshëm. Besoj që me kaq mjafton…”. Por drejtuesja e programit këmbënguli me pyetjen për të marrë një përgjigje të plotë nëse janë apo jo bashkë: “S’e di, si mendoni ju për shembull?”, – ia ktheu Arnita me pyetje, por nuk ishte më nevojë për përgjigje, pasi në studio i erdhi një buqetë me lule dhe një pusullë: “Ti je një dinosaur, pro je dinosauri im i preferuar”, – shkruante Arbri, kush tjetër veç tij?

Image
Arbër Çepani dhe Arnita Beqiraj

“Këtë mund ta bëjë vetëm Arbri”, – tha Arnita me të qeshur dhe shpjegoi se Arbri e quan kështu në të rrallat raste kur ajo e humbet qetësinë dhe kontrollin… Por tashmë, duket se kriza mes tyre ka qenë përfundimtare, duke sjellë shkëputjen e çiftit. Duket se në 3 vite histori dashurie, kjo nuk është ndarja e parë që çifti ka pasur. Edhe një vit më parë, të dy u përfshinë në një debat të ashpër, çfarë edhe solli fundin e lidhjes për disa javë. Në atë kohë Arbri dhe Arnita fshinë çdo gjurmë të njëri-tjetrit nga rrjetet sociale.

Por pas disa javësh, të dy u rikthyen përsëri së bashku. Por këtë herë, gjërat duken më të vështira. Pas gati 6 muajsh krizë, dyshja më në fund i ka dhënë fund, duke lënë pas shumë aludime rreth arsyeve që çuan në këtë ndarje përfundimtare. Arbri zgjodhi ditën e lindjes së Arnitës për të zyrtarizuar lidhjen e tyre në rrjete sociale. Në një festë me miq të ngushtë, Arnita festoi ditëlindjen në jug të Shqipërisë dhe në biznesin që Arbri e menaxhon prej vitesh. Organizatori kryesor kishte menduar të gjitha detajet e festës surprizë për të bërë të lumtur të dashurën.

“Urime për një udhëtim tjetër rreth Hënës”, ishte mesazhi që i shkroi Arbri Arnitës në krah të postimit, pas së cilit kanë vërshuar urimet e të gjithë miqve të çiftit. Që nga ai moment, Arnita dhe Arbri ishin të pandarë, duke publikuar shpesh foto nga e përditshmja e tyre, por edhe nga udhëtimet e tyre. Ish-konkurrenti i “DWST”, shpesh ka folur në media për lidhjet e dashurisë dhe mënyra sesi ai i sheh raportet personale.

“Sigurisht, një lidhje, për të qenë e shëndetshme duhet që, ashtu sikurse një lule, të ujitet çdo ditë me dashuri dhe përkushtim. Se sa e bën gjithsecili prej nesh këtë gjë në mënyrë konstante, mbetet për t’u parë, por e mira është që zjarri të mbahet ndezur me ashkla të përditshme”, – ka thënë ai më parë.

Në një nga intervistat e dhënë vite më parë për “Panorama Plus”, në lidhje me jetën private ai u shpreh: “Ritmi i jetës që kam, e bën shumë të vështirë për dikë, që jo vetëm të më mirëkuptojë, por edhe të jetë turbina e dytë e ndezur në maksimumin e energjisë për të qenë vlera e shtuar në rrugëtimin që do bëjmë bashkë. Sa për dashurinë, jam i dashuruar që nga lindja me gjërat e bukura dhe të thjeshta të jetës. Kjo shpesh më mjafton”.

E tashmë nuk dihet se nëse kanë qenë ritmet e jetës, apo probleme të tjera që kanë sjellë ndarjen e kësaj dysheje. Por, ajo që shikojmë është fakti që për të dy jeta ka vijuar me dinamikat e njëjta. Si Arbri, ashtu edhe Arnita kanë qenë prezent në media, duke folur për tema të ndryshme, duke mos reflektuar asgjë nga situata e tyre sentimentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat