Zelensky falënderon ushtarët që i larguan rusët nga Khakiv

Bota

Zelensky falënderon ushtarët që i larguan rusët nga Khakiv

Nga: A.SH Më: 16 maj 2022 Në ora: 17:01
Një ushtar ukrainas drejton vijën e frontit në Ruska Lozova, një fshat i rimarrë nga forcat e Ukrainës në rajonin e Kharkiv

Presidenti ukrinas Volodymyr Zelesky ka dërguar një mesazh falënderimi për ushtarët ukrainas që kanë dëbuar trupat ruse nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në zonat veri-lindore ditët e fundit, duke i shtyrë rusët jashtë rrezes së artilerisë së qytetit, i cili kishte duruar javë të tëra bombardimesh.

Më herët gjatë ditës së sotme, një grup i atyre ushtarëve u fotografuan pranë një tabele kufitare të restauruar - me ngjyrat e flamurit ukrainas - që thuhet se kishin arritur në kufirin me Rusinë.

"Batalioni 227 i brigadës 127 të mbrojtjes territoriale të Ukrainës! Faleminderit shumë!" tha Zelensky, në një video të postuar në Instagram.

"Nga të gjithë ukrainasit, nga unë dhe nga familja ime. Mirënjohja ime nuk ka kufij," vazhdoi ai.

"Ju uroj të gjithëve shëndet dhe kujdesuni për veten"

Ai përfundoi, në stilin tradicional: "Lavdi Ukrainës!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat