Rusia marrëveshje me Ukrainën për evakuimin e ushtarëve të plagosur të Azovstal!

Bota

Rusia marrëveshje me Ukrainën për evakuimin e ushtarëve të plagosur të Azovstal!

Nga: A.SH Më: 16 maj 2022 Në ora: 17:10
Një ushtar ukrainas duke lexuar nën tokë në fabrikën e çelikut të Mariupolit

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka arritur një marrëveshje me Ukrainën që ushtarët e plagosur të evakuohen nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raporton se, sipas kushteve të marrëveshjes, ushtarët që aktualisht janë të bllokuar në fabrikën e çelikut do të dërgohen në një spital në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Askush nga pala ukrainase nuk i ka konfirmuar deri më tani raportet.

Më herët raportuam se ushqimi dhe uji po bëhen gjithnjë e më të pakta në vend, ku qindra ushtarakë ukrainas po strehohen në bunkerë nën tokë, duke mbrojtur të vetmen bastion të mbetur ukrainas në qytetin port, i cili tani është nën kontrollin rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat