​Qeni i braktisur nga rusët do të shërbejë në gardën kombëtare të Ukrainës

Bota

​Qeni i braktisur nga rusët do të shërbejë në gardën kombëtare të Ukrainës

Më: 17 maj 2022 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Një qen belg që kishte ndihmuar forcat ruse në rajonin e Mykolaiv tani do të ndihmojë trupat ukrainase.

Qeni i quajtur Bucks, i cili u la pas nga pushtuesit rusë pas disfatës së tyre në rajon, ishte në gjendje të mësohej me komandat ukrainase në më pak se një muaj.

“Në rajonin e Mykolayiv, pushtuesit rusë u mposhtën në betejë dhe lanë qenin e tyre belg, Bucks.

Qeni, i cili kishte shërbyer më parë në Rosguard, u mësua me komandat në ukrainase në më pak se një muaj dhe së shpejti do të fillojë të shërbejë në Gardën Kombëtare të Ukrainës”, shkruan Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat