Presidenti finlandez pas takimit me Bidenin: Ne e marrim sigurinë tonë shumë seriozisht

Bota

Presidenti finlandez pas takimit me Bidenin: Ne e marrim sigurinë tonë shumë seriozisht

Më: 19 maj 2022 Në ora: 17:34
Foto nga takimi

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, tha se vendi i tij “po ndërmerr një hap historik” me aplikimin për anëtarësim në NATO gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Finlanda e ka marrë vendimin e saj pas një procesi të shpejtë, por shumë të plotë”, tha ai para gazetarëve.

“Procesi ka treguar edhe një herë forcën e demokracisë finlandeze. Duke nisur nga mbështetja e fortë e publikut, vendimi u mor me një shumicë dërrmuese parlamentare dhe mori gjithashtu mbështetje të madhe popullore”, pohoi ai.

Niinisto falënderoi udhëheqësin amerikan Joe Biden për “mbështetjen e palëkundur” gjatë procesit, ndërsa siguroi vendet e tjera të NATO-s se Finlanda do të bëhej një “aleat i fortë”.

Ai tha se “unë dua t’ju siguroj se Finlanda do të bëhet një aleate e fortë e NATO-s. Ne e marrim sigurinë tonë shumë seriozisht. Forcat e armatosura finlandeze janë një nga më të fortat në Evropë”.

Ndryshe, Biden ka deklaruar se të martën, Senati do të votojë rreth anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat