Kërkohet rikthimi i maskës, shkencëtarët të shqetësuar nga varianti i ri i Covidit

Bota

Kërkohet rikthimi i maskës, shkencëtarët të shqetësuar nga varianti i ri i Covidit

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe kanë ngritur shqetësimet se bota mund të përballët me një valë të re infektimesh nga koronavirusi, me shumë mundësi dhe më e rëndë, pas shfaqjes së një varianti të ri të quajtur, BA.6.

Studiues të tjerë shprehen se është ende herët për panik dhe argumentuan se kufizimet e epokës së pandemisë nuk do të nevojiten, ndërkohë që fakti qëndron se rastet e reja janë shtuar ndjeshëm gjatë javës së fundit.

Aktualisht, varianti i Covid që po qarkullon më së shumti është Eris, i cili përbën një në shtatë raste të reja në Britani. Gjurmuesit e virusit thonë se ai tashmë është vërejtur në Danimarkë dhe Izrael, duke sugjeruar se ka filluar të qarkullojë.

Ekspertët kanë spekuluar se shkak për përhapjen ka qenë dhe dalja në kinema e filmave Barbie dhe Oppenheimer, të cilët kanë mbledhur në salla mijëra njerëz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat