Kryediplomati suedez thotë që NATO duhet të krijojnë më shumë vështirësi strategjike për Rusinë

Bota

Kryediplomati suedez thotë që NATO duhet të krijojnë më shumë vështirësi strategjike për Rusinë

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:19
Tobias Billstrom

Perëndimi duhet të synojë që të krijojë më shumë “vështirësi strategjike” në përpjekje për ta mposhtur sjelljen e Rusisë.

Është Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom që ka thënë për Euractiv, se prioritet është “ndërprerja e agresionit kundër Ukrainës”, një zonë që sipas tij NATO nuk është duke bërë mjaftueshëm.

“Ne duhet të kuptojmë që Rusia është një fqinj që sillet papërgjegjshëm, që po e kërcënon botën papërgjegjshëm me kërcënime bërthamore  dhe idenë për rikrijimin e mbretërisë që ka pasur në kurriz të shteteve të pavarura dhe sovrane. Duhet t’i japim fund kësaj”, ka thënë Billstrom.

“Ne duhet të krijojmë më shumë vështirësi strategjike për Rusinë”.

Komentet e tij vijnë pasi që presidenti francez, Emmanuel Macron bëri nxitje për “paqartësi strategjike” në drejtim të Rusisë kur përmendi mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, gjë që hapi debat të frikshëm midis evropianëve .

Billstrom ka thënë se ideja e Parisit do të përbënte shkuarje shumë të largët për Suedinë, e cila ju bashkuar aleancës në marsin e 2024-ës, për t’i dhënë fund mossrreshtimit 200-vjeçar ushtarak.

“Lidhur me propozimin e Francës për të trajnuar personelin ukrainas në tokën e tyre, nuk është në tavolinë për Suedinë”, ka thënë Billstrom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat