Rusia refuzon idenë se ISIS është përgjegjës për sulmin në Moskë

Bota

Rusia refuzon idenë se ISIS është përgjegjës për sulmin në Moskë

Më: 27 mars 2024 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Grupi islamist i ISIS ka marrë përgjegjësinë për masakrën në Moskë, por Rusia akuzon Perëndimin se ‘tepër shpejt’ ka bërë fajtor grupin e terrorit, si një mënyrë për të larguar fajin nga Ukraina dhe qeveritë perëndimore që e mbështesin”, shkruan rrjeti turk TRT.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova tha sot se është “shumë e vështirë” të besosh se ISIS ka kapacitetin për të kryer një sulm në një sallë koncertesh në Moskë, si ai i të premtes ku u vranë 140 njerëz.

Në takimin e sotëm me gazetarët, Zakharova insistonte mbi qëndrimin e Moskës se Ukraina është përgjegjëse për shpërthimin në sallën Crocus, edhe pse nuk dha prova për pretendimet.

Ukraina mohon të ketë të bëjë me sulmin, por Zakharova tha se Perëndimi ka nxituar të hedhë fajin te ISIS, për ta larguar nga Ukraina dhe qeveritë perëndimore që e mbështesin.

“Për të larguar dyshimet nga Perëndimi kolektiv, ata me urgjencë duhet të shpiknin diçka, kështu që nxorrën teorinë e ISIS vetëm disa orë pas sulmit terrorist, mediat anglo-saksone po shpërndajnë versione të tilla”, tha ajo.

Edhe presidenti Vladimir Putin ka thënë se sulmi është kryer nga militantë të ISIS por ka sugjeruar se nga kjo përfiton Ukraina, prandaj Kievi mund të ketë luajtur rol.

Ai tha se dikush nga pala ukrainase ka hapur “një dritare” që sulmuesit të arratiseshin nga kufiri, para se ta të kapeshin në perëndim të Rusisë të premten mbrëma.

Shërbimet ruse të sigurisë FSB thanë dje se në sulmin e Moskës janë përfshirë SHBA, Britania dhe Ukraina, pretendime të cilat u refuzuan nga vendet respektive

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat