Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Bota

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Më: 28 mars 2024 Në ora: 08:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur ukrainasit shkatërrojnë një automjet të rrallë të blinduar të rusëve, që në fillim ishte përdorur pas katastrofës bërthamore në Çernobil.

Pamjet nga fushëbeteja shfaq automjetin Ladoga duke u goditur nga droni kamikaz i ushtrisë ukrainase.

Ky mjet i kohës së Bashkimit Sovjetik ishte dizajnuar në të 70-at për të larguar zyrtarët e lartë të Kremlinit në rast të ndonjë sulmi bërthamor, për faktin se ka një shasi të ngjashme me atë të tankut T-80.

Në vitin 1986 kjo autoblindë kishte “zbarkuar” në vendin kur kishte ndodhur katastrofa bërthamore e Çernobilit, dhe ishte thënë se i reziston ndonjë shpërthimi të mundshëm të reaktorëve bërthamorë.

Por LKZ nuk kishte prodhuar më shumë se katër apo pesë, përfshirë prototipin që kishte zbarkuar në vend për teste të mëtutjeshme.

Pamjet e publikuara më poshtë e dëshmojnë të kundërtën, kjo autoblindë shkatërrohet me lehtësi nga droni kamikaz i ukrainasve. E

Rusia është duke vuajtur mungesën e madhe të tankeve që i janë shkatërruar në masë të madhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë dy vite më parë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat