Pamje emocionuese: Papa ua lan dhe ua puth këmbët të burgosurave, ato qajnë nga emocionet

Bota

Pamje emocionuese: Papa ua lan dhe ua puth këmbët të burgosurave, ato qajnë nga emocionet

Më: 29 mars 2024 Në ora: 14:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Papa Françesku ua pastroi dhe ua puthi këmbët 12 grave të burgosura gjatë ditës së parë në periudhën katërditore të mbushur me ngjarje para Pashkëve.

Veprimi i papës është ritual tradicional i Pashkëve, raporton agjencia “Reuters”.

Papa përdori një enë ngjyrë ari dhe një leckë të bardhë për t’ua tharë ujin në këmbë të burgosurave, para se t’ua puthte gjymtyrën e poshtme.

Disa prej tyre u panë shumë të emocionuara dhe s’mund t’i mbanin lotët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat