Sulmi i Iranit ndaj Izraelit/ Macron i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës

Bota

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit/ Macron i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës

Më: 15 prill 2024 Në ora: 10:36
Emmanuel Macron.

Franca do të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit në Lindjen e Mesme, tha në një deklaratë sot Emmanuel Macron.

“Ne të gjithë jemi të shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm”, tha presidenti francez.

Ai i kërkoi Izraelit të izolojë Iranin në vend që të përshkallëzojë situatën.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur përshkallëzimin e situatës,” shtoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat