“Frontet e luftës gati!” Eksperti: Ja skenari më i errët për botën

Bota

“Frontet e luftës gati!” Eksperti: Ja skenari më i errët për botën

Më: 15 prill 2024 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

“Nëse frontet e Ukrainës, lindjes së mesme dhe lindjes së largët bashkohen në një skenar të integruar, ky do të jetë fillimi i një konflikti botëror”, ky ishte parashikimi që eksperti i sigurisë Arben Çuko bëri këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania.

Sipas tij ky është edhe skenari më i keq i mundshëm, i cili do të sillte pasojat më negative për globin. Çuko bëri gjithashtu një analizë të konflikteve në lindje duke thënë se këto konflikte vijnë kryesisht nga organizata terroriste të cilat janë shumë të vështira për t’u luftuar pasi fshihen pas civilëve, gjë që e vështirëson goditjen e tyre edhe kur përballë kanë superfuqi si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo NATO.

“Satelitët e Iranit nuk janë shtete, janë organizata terroriste, organizata politike ushtarake, të cilat si qëllimin e tyre kryesor kanë çlirimin e popujve nga pushtimi izraelit. Kjo lloj lufte, lufta në zonën gri, apo lufta hibride është shumë e vështirë edhe për një superfuqi si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo edhe për një aleancë si NATO.

Këto lloj organizatash terroriste janë të fshehura pas popullsisë civile dhe është shumë e vështirë ndarja e objektivave ushtarak në një zonë urbane. Është luftë e zgjatur ku rolin kryesor e merr inteligjenca. E gjithë analiza ime, unë gjithmonë imagjinoj skenarin më të keq, për mua skenari më i keq është bashkimi i fronteve. Këto fronte nuk janë të bashkuara, por në momentin që frontet e Ukrainës, Lindjes së Mesme dhe të lindjes së Largët, bashkohen në një skenarë të integruar me njëri-tjetrin, atëherë fatkeqësisht ky do të jetë fillimi i një konflikti botëror”,-tha Arben Çuko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat