Indonezi, të paktën 18 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në ishullin Sulawesi

Bota

Indonezi, të paktën 18 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në ishullin Sulawesi

Më: 15 prill 2024 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Rrëshqitjet e dheut në ishullin Sulawesi të Indonezisë kanë lënë të paktën 18 persona të vdekur dhe dy të tjerë të zhdukur, sipas raportimeve të mediave lokale, transmeton Anadolu.

Dy persona janë plagosur rëndë dhe katër shtëpi janë shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në dy fshatra në rajonin Tana Toraja, raportoi gazeta “Jakarta Post”, duke cituar qeverinë lokale.

Muajin e kaluar, 26 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut në ishullin Sumatra të Indonezisë.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat