Forcat ruse vranë dy persona pasi goditën një objekt arsimor në rajonin e Kharkivit të hënën, tha guvernatori i saj.
Ushtria ruse përdori një bombë ajrore të drejtuar në fshatin Lukiantsi afër kufirit rus, tha guvernatori i rajonit, Oleh Syniehubov, në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Syniehubov nuk kishte informacion të plotë për numrin e personave të plagosur nga sulml.
Ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në pranverë, rajoni i Kharkivit ka marrë gjithnjë e më shumë peshën e sulmeve.