Franca bashkohet me aleatët perëndimorë në thirrjen që Izraeli të shmangë përshkallëzimin

Bota

Franca bashkohet me aleatët perëndimorë në thirrjen që Izraeli të shmangë përshkallëzimin

Më: 15 prill 2024 Në ora: 16:30
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të bëjë gjithçka për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të shmangur një zjarr – do të thotë një përshkallëzim”, tha ai.

“Ne duhet të jemi në krah të Izraelit për të siguruar mbrojtjen e tij në maksimum, por edhe për të kërkuar një kufi për të shmangur një përshkallëzim”, u shpreh tutje Macron.

“Fokusi duhet të jetë në izolimin e Iranit, bindjen e vendeve në rajon se Irani është një rrezik, rritja e sanksioneve, forcimi i presionit mbi aktivitetet bërthamore në Iran”, shtoi ai.

Presidenti francez tha gjithashtu se avionët francezë ndihmuan në zmbrapsjen e një shkeljeje iraniane të hapësirës ajrore të Jordanisë gjatë sulmit, raporton The Guardian.

“Prej disa vitesh ne kemi një bazë ajrore në Jordani për të luftuar terrorizmin. Hapësira ajrore jordaneze u shkel… Ne bëmë avionët tanë të ngriheshin dhe ne përgjuam atë që duhej të përgjonim”, tha gjithashtu Macron.

Ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne të dielën tha se i kishte kërkuar Ministrisë së Jashtme që të thërriste ambasadorin iranian të hënën për të shprehur një “mesazh vendosmërie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat