OKB: Izraeli ka shkatërruar mbi 3 mijë ndërtesa në 1 km ‘zonë tampon’ që po krijon brenda kufirit të Gazës

Bota

OKB: Izraeli ka shkatërruar mbi 3 mijë ndërtesa në 1 km ‘zonë tampon’ që po krijon brenda kufirit të Gazës

Më: 15 prill 2024 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Një raport i OKB-së ka thënë se Izraeli ka shkatërruar mbi 3 mijë ndërtesa në 1 km ‘zonë tampon’ që po krijon brenda kufirit të Gazës.

Raporti thotë se analiza statistikore tregon rritjen e shpejtë të ndërtesave të dëmtuara dhe të shkatërruara brenda zonës, nga 15% në 90% midis tetorit 2023 dhe shkurtit 2024.

Analiza satelitore e ndërmarrë më 29 shkurt 2024 në 4 mijë e 42 ndërtesa brenda zonës, tregon 3 mijë e 33 të shkatërruara, 593 të dëmtuara (i rëndë ose mesatar) dhe 416 pa dëmtime të dukshme, shkruan The Guardian.

Zona tampon është një zonë neutrale që shërben për të ndarë forcat ose kombet armiqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat