Ushtria ruse tërhiqet nga rajoni i Nagorno-Karabakh

Bota

Ushtria ruse tërhiqet nga rajoni i Nagorno-Karabakh

Më: 17 prill 2024 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov tha se forcat paqeruajtëse ruse kanë filluar të tërhiqen nga Nagorno-Karabakh.

Pasi Azerbajxhani vendosi kontrollin mbi këtë pjesë të territorit, forcat paqeruajtëse ruse, të cilat ishin në këtë zonë për një periudhë të gjatë kohore, filluan tërheqjen e personelit dhe pajisjeve nga kjo zonë.

“Po, është e vërtetë”, tha Peskov.

Misioni rus i paqes ishte në Nagorno-Karabakh në përputhje me deklaratën dhe dokumentin e paqes të presidentit të Azerbajxhanit, kryeministrit të Armenisë dhe presidentit të Rusisë, i cili u nënshkrua më 10 nëntor të vitit 2020.

Kontingjenti përbëhej nga 1960 personel ushtarak që kishin armë të vogla.

Gjithashtu, forcat paqeruajtëse ruse në këtë zonë kishin 90 transportues të blinduar dhe 380 njësi automobila dhe pajisje speciale.

Tërheqja e plotë e forcave ruse do të përfundojë deri në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat