Blinken: Italia luan rol kryesor për de-përshkallëzim të ​konfliktit në Lindjen e Mesme

Bota

Blinken: Italia luan rol kryesor për de-përshkallëzim të ​konfliktit në Lindjen e Mesme

Më: 19 prill 2024 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, vlerësoi të premten rolin që po luan Italia në përpjekjet për të ndaluar konfliktin në Lindjen e Mesme që po rrezikon të del jashtë kontrollit.

“Italia po luan një rol vendimtar për de-përshkallëzimin në Lindjen e Mesme”, tha Blinken në një konferencë shtypi në fund të takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Capri.

“Është një vend lider që është i angazhuar me shumë vende të tjera në botë që kanë marrëdhënie të drejtpërdrejta me Lindjen e Mesme.

Dhe ne kemi parë se sa i rëndësishëm ka qenë ky angazhim gjatë 10 ditëve, dy javëve të fundit, për të mbajtur gjërat të qeta dhe për të shmangur përshkallëzimin dhe një konflikt më të gjerë." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat