Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Bota

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Më: 27 prill 2024 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministri australian dhe Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, me anë të një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, Ivan Havryliuk, ka bërë të ditur se Australia do t’i ofrojë Ukrainës një paketë ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh.

Sipas Marles, 50 milionë dollarë nga kjo shumë do të shkojnë për sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, 30 milionë dollarë për dronë dhe 15 milionë të tjerë për pajisje si helmeta, varka, maska dhe gjeneratorë.

Ministri australian tha se Ukraina dhe populli i saj kanë duruar më shumë se dy vjet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë, shkruajnë mediat e huaj.

Megjithatë, Marles u shpreh se Australia do t’i qëndrojë pranë Ukrainës deri në fitimin e luftës.

Gjithashtu, ai bëri me dije se vendi i tij do t’i sigurojë forcave ukrainase municione ajër-tokë.

Ndryshe, paketa e fundit e çon ndihmën ushtarake australiane për Ukrainën në 880 milionë dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat