​Vërshimet godasin Jemenin

Bota

​Vërshimet godasin Jemenin

Më: 28 prill 2024 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Shira të dendura kanë goditur sot kryeqytetin jemenas Sana duke shkaktuar probleme në qarkullimin e njerëzve për shkak të rrugëve me infrastrukturës së pamjaftueshme.

Qendra Kombëtare e Meteorologjisë të dielën paralajmëroi qytetarët të shmangin zonat me rrezikshmëri.

Ajo po ashtu paralajmëroi shoferët në rrugët malore për shikueshmëri të ulët horizontale për shkak të shiut ose reve të ulëta dhe formimit të mjegullës dhe këshilloi që të mos kalojnë urat tokësore gjatë rrjedhës së përrenjve.

Në prill 2024, reshjet e dendura të shiut ndikuan rëndë shtetet në Gjirin Persik, duke shkaktuar përmbytje në të gjithë rajonin, me Omanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që u prekën veçanërisht, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 33 personave.

Bahrejni, Katari dhe Arabia Saudite gjithashtu pësuan reshje të mëdha shiu dhe përmbytje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat