Përmbyset autobusi në Meksikë, 14 të vdekur dhe 31 të plagosur

Bota

Përmbyset autobusi në Meksikë, 14 të vdekur dhe 31 të plagosur

Më: 29 prill 2024 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

14 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë rrugor që u regjistrua në një zonë rurale të Meksikës.

Aksidenti ka ndodhur në shtetin e Meksikës, në rajonin e kryeqytetit, kur një autobus është përmbysur.

Aksidentet e trafikut po rriten në Meksikë nga viti 2020. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Meksikës vetëm përgjatë vitit 2022, në vend janë regjistruar 377,231 aksidente.

Më 24 shkurt, 10 persona humbën jetën në një aksident trafiku në shtetin qendror verior të San Luis Potosi, përfshirë katër të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat