Pamje tronditëse/ E dashura e bosit të krimit u ekzekutua brenda në lokal, momenti kur autorët qëllojnë disa herë mbi modelen

Bota

Pamje tronditëse/ E dashura e bosit të krimit u ekzekutua brenda në lokal, momenti kur autorët qëllojnë disa herë mbi modelen

Më: 30 prill 2024 Në ora: 08:54
Paraga

Një modele e njohur ekuadoriane u vra nga dy persona të armatosur në mes të ditës në një restorant, dy muaj pasi emri i saj u lidh me një kriminel famëkeq, i cili u përpoq ta mbante sekret lidhjes.

Kamerat e sigurisë kanë publikuar pamjet nga momenti i tmerrshëm, kur dy autorët futen në ambientet e brendshme të restorantin, teksa 23-vjeçarja ndodhej në këmbë duke biseduar më një burrë.

Njëri prej autorët i afrohet me shpejtësi të resë dhe qëllon disa herë mbi, ndërsa tjetri që qëndron pak më larg qëllon mbi personin tjetër.

Modelja, më parë kishte përfaqësuar provincën e Los Rios në konkursin e bukurisë Miss Ekuadori 2022.

Paraga, e cila kishte mbi 1 milion ndjekës në llogarinë e saj në mediat sociale, si dhe linjën e saj të veshjeve sportive, u kthye në qendrën e vëmendjes dhjetorin e kaluar pasi emri i saj përmend në një bisedë mes trafikantit tashmë të ndjerë të drogës Leandro Noreo dhe ekonomistit të tij, Chelive Angulo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat