Zelensky: NATO do ta pranojë Ukrainën si anëtare vetëm pasi ta fitojë luftën

Bota

Zelensky: NATO do ta pranojë Ukrainën si anëtare vetëm pasi ta fitojë luftën

Më: 30 prill 2024 Në ora: 16:34
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se Ukraina nuk do të mund të jetë anëtare e NATO-s derisa të fitojë luftën kundër Rusisë.

Gjatë një takimi me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri këto komente.

“Besoj se NATO-s do t’i bashkohemi vetëm pas fitores tonë. Nuk besoj se NATO do të na pranojë ne derisa lufta vazhdon. Për disa anëtarë të NATO-s është e rrezikshme, për disa është thjesht skepticizëm”, tha Zelensky në një video të postuar në Telegram.

“Pyetja (për bashkim) në NATO, siç ka deklaruar qartë Sekretari i Përgjithshëm, është çështje shumice. E shumica është çështje politike. Në mënyrë që Ukraina në aspektin politik të pranohet në Aleancë, duhet të fitojë”, shtoi Zelensky.

Kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë, Zelensky beson se “askush nuk do të ngrejë” pyetje në lidhje me pajtueshmërinë me NATO-n dhe nivelin e ushtrisë ukrainase.

Presidenti ukrainas beson se fakti që Ukraina nuk është anëtare e NATO-s është një prej arsyeve për shkak të luftës aktuale.

“Kishte skepticizëm nga ana e disa anëtarëve shumë vite më parë dhe Rusia bashkëpunoi shumë ngushtë me partnerët tanë aktualë, duke u angazhuar në dialog me ta. Ajo [Rusia] bëri gjithçka që mundi për të penguar Ukrainën që të bashkohej jo vetëm në NATO, por edhe në BE. Bashkimi [Qëllimi i saj ishte] të pengonte zhvillimin e Ukrainës dhe ta mbante atë nën ndikimin rus”, shtoi Zelensky. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat