Bëri flokët me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, i riu rus akuzohet për diskreditim të ushtrisë

Bota

Bëri flokët me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, i riu rus akuzohet për diskreditim të ushtrisë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Një i ri rus, që shkoi në polici për të denoncuar se ishte rrahur, akuzohet për diskretitim të ushtrisë ruse për shkak se ka lyer flokët verdhë dhe blu, me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Grupi i të drejtave OVD-Info tha se Stanislav Netesov, flokët e të cilit janë lyer blu, të verdhë dhe jeshile, shkoi në një stacion policie në Moskë gjatë fundjavës, pasi u sulmua në një stacion autobusi.

“Policët deklaruan se ngjyra e flokëve e Netesovit simbolizon Ukrainën dhe diskrediton ushtrinë ruse, duke hartuar një protokoll kundër tij”, tha grupi i të drejtave të njeriut në një deklaratë.

Neni për diskreditimin parashikon një gjobë deri në 50 mijë rubla për qytetarët, shkelja e përsëritur e tij mund të rezultojë në një çështje penale me një dënim deri në pesë vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat